Një mjegull e dendur ka ‘pushtuar’ qafën e Llogarasë këtë të shtunë. Shikueshmëria është e kufizuar e kësisoj bëhet apel që drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit atje.
Këtë të shtunë dhe ditën e nesërme, pritet që në thuajse të gjithë territorin e vendit të ketë reshje shiu. Sot në Vlorë autoritetet vendosën për pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla ujore dhe anijeve të peshkimit për shkak të rrisjes së valëzimit.