Qëlloi për vdekje me sëpatë infermieren italiane, çfarë tha para hetuesve autori, një 48 vjeçar shqiptar

Një krim i rëndë ndodhi mbrëmjen e ditës së djeshme në Trento, atje ku një 48 vjeçar shqiptar qëlloi me sëpatë në kokë një grua italiane në të 60-tat, teksa kjo e fundit shoqërohej nga e ëma e moshuar.

Media italiane raportoi se viktima quhej Mara Fait, infermiere (në pension) në moshën 63 vjeçare. Corriere raportoi këtë të shtunë se autori e ka pranuar krimin, ndërsa detaje të reja kanë dalë në dritë mbi motivin e ngjarjes së kobshme.

48 vjeçari jetonte në një godinë me 5 hyrje, 4 prej të cilave ishin në pronësi të të ndjerës. Nga hetimet e zhvilluara deri më tani, rezulton se 48 vjeçari ka patur prej kohësh konflikte e grindje me të ndjerën, sherre të cilat kishin shkuar në dyert e gjykatës. Shqiptari, me profesion punëtor (nuk specifikohet) jetonte prej vitesh në Trentino, në rrugën Fontani, pikërisht atje dhe ku ndodhi krimi i rëndë.

Pasi qëlloi për vdekje gruan, në sy të nënës mbi 80 vjeçare, shqiptari është paraqitur vetë në komisariat dhe ka pranuar vrasjen.

Para hetuesve, raporton Corriere del Trentino, 48 vjeçari ka treguar se sëpatën e kishte në dorë në momentin kur është përballur me viktimën. Pasi janë afruar, ka ndodhur sërish një debat mes palëve dhe në atë moment, shqiptari e ka goditur. Armën e krimit shqiptari rrëtheu se e hodhi në një shkurre aty pranë dhe mandej u nis në komisariat (kazermë).

Hetuesve autori i tregoi se nuk e mbante mirë atë që kishte ndodhur. “Nuk kuptova më asgjë”- mësohet t’i ketë rrëfyer hetuesve 48 vjeçaro.

63 vjeçarja që humbi jetën ishte nënë e një djali 30 vjeçar. Ky i fundit ndodhej në godinë, por zbriti poshtë pas krimit të rëndë. Hetuesit pyetën edhe të moshuarën (të vetmen dëshmitare okulare), por dëshmia e kësaj të fundit, nuk u shërbeu hetuesve për zbardhejn e të vërtetës… në kushtet kur e moshuara mbi të 80-tat, vijon ende të jetë e tronditur.