“Qeni më gjeti një dhurues veshke” Një ditë në plazh që do t’i shpëtonte jetën Lusi Humfrit

Për më shumë se një dekadë Lusi Humfri (Lucy Humphrey) u përball me lupusin, një sëmundje e cila shkakton inflamacion në zemër, mushkëri, mëlçi e veshka… derisa një ditë, mjekët i thanë gruas 44 vjeçare, se veshkat e saj ishin dëmtuar aqsa do t’i duhej urgjentisht një transplant.

44 vjeçarja u vu në listën e pritjes për transplantin e veshkave dhe mandej u largua me të shoqin dhe dy qentë e saj për disa ditë pushim. Burrë e grua kishin marrë në përdorim një furgon kampingu, pa e ditur se udhëtimi që po kryenin, do t’i ndryshonte jetën 44 vjeçares. Çifti vendosi të bëjë kamp në një prej plazheve të vendit (Uells). Një prej qenve të Lusit veçse, shpesh herë largohej afro 100 metër larg të zotëve dhe qëndronte pranë një gruaje.

“Qeni vijonte të largohej nga ne. E thërrisnim të vinte, sepse ajo është doberman dhe mund të frikësonte njerëzit e tjerë. Qeni nuk vinte. Kur shkuam pranë saj, pamë se ajo qëndronte pranë një gruaje. I kërkuar falje asaj zonje”-kujton Lusi.

Gruaja në fjalë ishe 40 vjeçe dhe quhej Kejti (Katie James). 40 vjeçarja iu përgjigj me mirësjellje Lusit dhe të shoqit, se nuk e kishte problem prezencën e qenit të tyre. Në shenjë respekti, Lusi e ftoi gruan t’i bashkohej për drekë. Kejti pranoi me mirësjellje e solli me vete tre shishe me birra.

“Kur Kejti erdhi tek ne me vete kishte birra. Një shishe ma ofroi mua. Im shoq i shpjegoi se unë isha në dializë dhe s’mund të pija alkool. Më tutje im shoq i shpjegoi se unë isha në listën e personave që prisnin një dhurues veshke”-tregon Lusi.

E për habinë e çiftit, Kejti, kjo grua që ata kishin veçse pak minuta që e njihnin, iu përgjigj

“Oh me të vërtetë? Unë sapo u regjistrov si dhuruese e veshkës.”

“Kujt do t’i dhurosh veshkë?”- e pyeti i shoqi i Lusit.

“Kujtdo që ka nevojë”-iu përgjigj 40 vjeçarja.

Pas një bisede e drekës, çifti shkëmbeu numrat me Kejtin dhe të nesërmen 40 vjeçarja kreu disa teste. Rezultoi se ajo ishte një dhuruese perfekte për Lusin… doktorët i shpjeguan Lusit shanset që ajo të gjente një veshkë të përputhshme, ishin 1 në 22 milionë.

E kësisoj, një miqësi lindi “falë” qenit të Lusit, që nuk “shkëputej” nga Kejti. Dy gratë hynë në operim në fund të vitit të kaluar dhe transplanti u krye.

“Është një ndër gjërat më të mira që kam bërë në jetën time… ndihem krenare dhe shumë e lumtur”-tha Lusi, ndërkohë që Kejti tregoi se mjekët i kishin thënë… nëse ajo nuk do të bënte transplantin, kishte afro 5 vite jetë.