Qyteti në Islandë “gllabërohet” nga llava e vullkanit, pamje me dron nga Grindavik

Prej javësh në gjendje aktive, vullkani në gadishullin e Reykjanes në Islandë ka çarë tokën pranë Grindavik. Që prej mëngjesit të së dielës (14 janar) llava tanimë ndodhet brenda qytetit, duke marrë përpara gjithçka gjen në rrugën e saj.

Një bloger islandez i quajtur Bjorn Steinbekk, ka bërë disa filmime me dron teksa qyteti i braktisur përfshihet nga furia e vullkanit. Grindavik, një qytet me disa mijëra banorë, u evakuua muaj më parë, teksa riaktivizimi i tërmetit në gadishull bëhej dita ditës, një realitet i paevitueshëm. Banorët atje kishin përjetuar dhjetëra e dhjetëra tërmete, sinjale domethënëse se tërmeti do të riaktivizohej. Vullkani shpërtheu në dhjetor, ndërsa mëngjesin e 14 janarit toka u ça sërish nga llava, fare pranë qytetit.