Ra nga 10 metra lartësi gjatë punës në kantier, ky është 61 vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali

Ishte një ditë e zakonshme pune. Feti Ismaili, 61 vjeçar shqiptar, kishte shkuar për punë në kantier.

61 vjeçari po punonte në katin e katërt të godinës, kur për rrethana ende të paqarta, rrëzohet. Bie nga 10 metër lartësi. Urgjenca erdhi brenda pak minutave, por orvatjet e mjekëve ishin të kota. Ismaili humbi jetën.

Media italiane ka publikuar së fundmi emrin dhe foton e të ndjerit.

Autoritetet kanë urdhëruar kryerjen e një autopsie mbi trupin e 61 vjeçarit, për të hedhur dritë mbi shkakun e ngjarjes. Po hetohet mundësia nëse i ndjeri ka patur probleme shëndetësore.

Ismaili jetonte në në Cuneo dhe ishte pronar i një ndërrmarrje të vogël ndërtimi, hapur 2 dekada më parë. Ai punonte në godinën në Borghetto, i kontraktuar për të bërë disa rinovime në ndërtesën