Një dramë e cila përfundoi me vdekjen e tij në kantierin e punës, kantier i cili ishte kthyer dhe në vendin ku ai flinte natën.
Një 53 vjeçar shqiptar ndërroi jetë në Bareggio të Milano-s. Punëtori ra nga një lartësi prej afro 7 metrash, teksa flinte në një kapanon të kantierit.
Siç shkruan media italiane, i ndjeri ndodhej në mesin e një periudhe të vështirë në jetën e tij private. Ishte divorcuar nga e shoqja dhe prej kohësh flinte në kantier. 53 vjeçari ishte i punësuar i rregullt në kompaninë që kryente punimet e cila po ashtu ishte ‘titullare’ e kantierit të ndërtimit në godinë. Në vendin e ngjarjes u gjetën rroba e sende personale të të ndjerit, përfshi këtu dhe një dyshek ku flinte 53 vjeçari.
Ngjarja ndodhi të hënën, rreth orës 07:00 të mëngjesit, para nisjes zyrtare të orarit të punës. E pikërisht ky detaj, thekson media italiane, i ka shtyrë autoritetet të mendojnë edhe për mundësinë e vetëflijimit nga ana e 53 vjeçarit.