Raporti Botëror i Lumturisë, ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Rrjeti për Zhvillim të Qendrueshëm i OKB-së ka publikuar Raportin Botëror të Lumturisë. Vendet nordike sërish prijnë në listë, ndërsa Shqipëria e Kosova kanë pësuar ndryshime në renditje.

Kosova kryeson vendet e Ballkanit, duke zënë vendin e 29-të. Pas saj vjen Serbia në vendin e 37-të, Bosnje e Hercegovina në vendin e 65-të, Mali i Zi në vendin e 76-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 84 dhe së fundmi Shqipëria, në vendin e 87-të.

Shqipëria ka një rënie prej 4 vendesh, krahasuar me një vit më parë ku renditej e 83-ta në glob.

Në Raportin e Lumturisë, vihen në dukje dhe diferencat mes perceptimit të lumturisë mes moshave të reja dhe atyre mbi 60 vjeç.

Vendin e parë e zë sërish Finlanda, e pasuar nga Danimarka, Islanda, Suedia, Holanda, Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra dhe Australia.

Në vendin e fundit të këtij raporti, renditet Afganistani.