Raporti i “Goldman Sachs”: Inteligjenca artificiale do të mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune

Deri në 300 milionë vende pune me kohë të plotë në të gjithë globin mund të automatizohen për t’ju “dhënë” inteligjencës artificiale njëlloj si platforma “ChatGPT”, thotë banka e njohur e investimeve “Goldman Sachs”, raporton CNN.

Ekonomistët krijuan një raport që u publikua pak ditë më parë, ku argumentohej se afro 18% e punëve në glob mund të kompjuterizohen, veçanërisht në fushën e ekonomisë. Raporti thekson se profesionet janë më të rrezikuara sesa ato të punëtorëve që kryejnë punë manuale. Rasti tipik është i punonjësve të administratës apo edhe avokatëve, punë të cilat pretendohet sipas raportit që do të jenë profesionet më të prekura nga modelet gjuhësore të inteligjencës artificiale siç është chatGPT apo modelet e reja si ajo e ‘Google’, e cila quhet “Bard”.

Sipas raportit, në SHBA dhe Europë vetëm, rezulton se të “eskpozuara” nga ky rrezik, janë 2/3 e punëve, të cilat në të paktën një pjesë të mirë të tyre, “mund të automatizohen nga inteligjenca artificiale”.