Raporti: Inteligjenca Artificiale mund të parashikojë në kohë stuhitë që marrin jetë njerëzish

Inteligjenca Artificiale mundet që të shpëtojë jetë njerëzish, duke i paralajmëruar ata në kohë për ardhjen e stuhive të fuqishme dhe vdekjeprurëse, me një shpejtësi më të lartë se sistemet tradicionale të parashikimit të motit.

Kështu shprehen disa studiues të Google DeepMind, të cilët kanë krijuar vegël me inteligjencë artificiale (quajtur GraphCast) të specializuar në parashikimin e motit.

Pavarësisht saktësisë së parashikimit të motit, inteligjenca artificiale rezulton të ketë një element kyç, shpejtësinë me të cilën është e aftë të japë parashikime.

Diferenca mes dy sistemeve është se në modelin tradicional të parashikimit të motit, merren dhe vihen nën procesim sasi të jashtëzakonshme informaconi. Parashikimi ‘tradicional’ i motit nënkupton marjen e miliona leximeve kudo në botë, për një seri faktorësh, të cilët më pas ‘dërgohen’ në një superkompjuter që bën kalkulimet e nxjerr parashikimin.

Modeli i inteligjencës artificiale përdor një tjetër qasje. Në vend të procesimit të përditshëm të miliona të dhënave, Inteligjenca Artificiale përdor aftësinë për të mësuar përmes të dhënave historike, me qëllim për të krijuar modele që e lejojnë të kryejë parashikimet.

“Avantazhi kryesor i një qasje përmes Inteligjencës Articiale, është saktësia e saj ekstreme. Inteligjenca Artificiale ‘mëson’ të dhëna e modele nga dekada e dekada të dhëna të akumuluara dhe mundet të japë një parashikim më të saktë”-tha Remy Lam, nga Google DeepMind.

E pikërisht sepse nuk i duhet të kryejë ekuacione komplekse me sasi të jashtëzakonshme të të dhënave, kjo makinë e re kërkon dhe më pak kohë për të dhënë një parashikim.

Pavarësisht kësaj, parashikimet e GraphCast nuk janë aq të detajuara sa ato të prodhuara nga ECMRWF (Modeli evropian i parashikimit të motit me rreze të mesme), por kanë të mirën se mund të parashikojnë më shpejt fenomene si stuhitë me fuqi të madhe që godasin papritur dhe marrin jetë çdo vit.

Burimi: BBC/ Përshtati me disa shkurtime: Fch.al