Rast i pazakontë në Tiranë: 35 vjeçari i veshur veçse me mbathje, përleshet me oficerët e policisë

Një rasti i pazakontë ka ndodhur këtë të premte në Tiranë, ku një 35 vjeçar i veshur veçse me mbathje, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë së kryeqytetit.

Ardit Vojdulla ka shkuar në një tabakino në Unazën e Re dhe prej atje ka marrë dy steka cigare pa paguar. Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar të arrestojë të riun, i cili ka dëmtuar banesën ku jetonte dhe më pas ka hyrë në një tjetër banesë, për t’ju shmangur policisë. Pavarësisht kësaj, i riu është arrestuar dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me forcë oficerët e policisë.

 ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. V., 35 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas, ditën e sotme, ka shkuar në një tabakino në Unazë të Re, ka marrë disa produkte dhe më pas është larguar pa kryer pagesën. Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e tij, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë. 

Gjatë ndërhyrjes nga Policia, 35-vjeçari ka dëmtuar banesën ku qëndronte dhe ka hyrë në një banesë tjetër, që t’i shmangej Policisë. Më pas, gjatë shoqërimit, ai ka kundërshtuar me forcë dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Pas verifikimeve të kryera ke rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.  Materialet i kaluan Prokurorisë.’- njofton policia.