Një rast i rrallë është regjistruar në Curanilahue të Kilit, atje ku një nënë ka sjellë në jetë një fëmijë që peshon 7 kg e 105 gramë. Mjekja obstetër që ndoqi rastin e quajtur Marcia Venegas, tregoi se me gjasë djali është foshnja më i madh i regjistruar ndonjëherë në të gjithë shtetin e Kilit.
“Është jashtëzakonisht e rrallë që të ndodhë një lindje e tillë dhe një i porsalindur të peshojë më shumë se 7 kilogramë. Në fakt, kjo nuk ka ndodhur kurrë në Kili. I porsalinduri është më i madhi i regjistruar ndonjëherë peshonte 6.7 kilogramë”, tha ajo.
Prindërit ndërkohë e pritën lindjen e djalit mes emocioneve të përziera pasi foshnja u përball me rrezikun e uljes së niveleve të sheqerit dhe disa problematika të tjera, gjë që detyroi mjekët ta shtronin vogëlushin në terapi intensive në një tjetër spital.