Rasti i paprecedentë, zjarret detyrojnë autoritetet në Kanada të evakuojnë një qytet me 20 mijë banorë

Zjarret e egra në Kanada tanimë duket se kanë mbërritur fare pranë qytetit të Yellowknife, kryeqyteti i Territoreve Veri-Perëndimore në vend. Të gjithë banorët e qytetit, plot 20 mijë persona, janë evakuar ose pritet të largohen këtë të premte.

Autoritetet atje thonë se zjarret ndodhen 15 kilometër larg qytetit dhe mund të mbërrijnë në Yellowknife brenda të shtunës (nesër), raporton Reuters.

Zjarrfikësit kanë bërë gjithçka për të ndaluar ‘murin’ e madh të flakëve që po i drejtohet qytetit, ndërsa avionë me ujë e fikëse shihen në zonë për të parandaluar sa më shumë avancimin e zjarrit.

Foto e mëposhtme, publikuar nga BBC-ja, tregon gjendjen me vatrat e zjarrit, të cilat duket sikur kanë “rrethuar” qytetin kanadez.

Shumë njerëz nuk kanë pritur deri këtë të premte dhe janë larguar më parë, njëlloj si rasti i një familje e cila regjistroi video teksa largohej nga qyteti. Video u postua nga BBC-ja.