A e keni mbajtur ndonjëherë tështimën për t’u treguar i sjellshëm apo për të mos bërë zhurmë? Mendohuni dy herë përpara se ta mbani tështimën sërish.
Një 34 vjeçar ka pësuar një çarje në fyt si pasojë e mbajtjes së tështimës. I riu vuri re fryrje të pjesës së fytit dhe një ndryshim të beftë të tonit të zërit. Me t’u paraqitur në spital, mjekët kryen një skaner me rreze X për të kuptuar më tepër, pasi 34 vjeçari kishte deklaruar se nuk kishte patur asnjëherë problem shëndetësor
“Burri përshkroi një ndjesi kërcitje të vogël në fyt në momentin kur tentoi të ndalojë një tështimë duke mbyllur hundën e gojën.”-thuhej në raportin e spitalit.
Në skaner dallohej se në një pjesë të fytit kishte mbetur një sasi ajri, ndërsa në një pjesëz fare të vogël, mund të dallohej një çarje.
Me t’u zbuluar shkaku, 34 vjeçari i tregoi mjekëve se ai ishte mësuar që ta mbante tështimën, pasi e konsideronte jo shumë higjenike të tështinte (të hidhte spërkala në ajër apo pranë njerëzve të tjerë)… me fjalë të tjera, 34 vjeçari kishte afro 30 vite që i mbante tështimat.