Rasti i pazakontë, burri përdor flakëhedhëse për të shkrirë ngricat e akullin në rrugë

Pamjet video të një burri që përdor flakëhedhëse për të shkrirë ngricat në rrugë, është bërë virale në rrjet. Ngjarja ka ndodhur në Georgia të SHBA-ve, atje ku Xhesi Xhentes (Jesee Gentes) nga konteja Newton ka zgjedhur të përdorë një mënyrë krejt të pazakontë për të zgjidhur ‘hallet’ që shkakton në qarkullimin e makinave ngrica e akullit në rrugë.

“Është shumë e efektshme. Përgjithësisht unë flakëhedhësen e përdor për të djegur shkurre e barëra të këqija, por hyn në punë për detyra si këto.”-tha Gentes për median vendase.

Zona atje është përfshirë nga një stuhi dimërore. Gentes tregoi se kishte patur vështirësi me qarkullimin me makinë, ndaj dhe kishte vendosur të merrte situatën në dorë vete. Flakëhedhëset janë mjete të ligjshme në SHBA.

Klikoni KETU per te pare videon