Një 37 vjeçare nga Amerika e quajtur Kala, është bërë ‘hit’ në rrjetin social ‘Tik Tok’, falë pasionit të saj të pazakontë. Gruaja ka arritur të ndërtojë e vetme një tunel në bodrumin e shtëpisë së saj me thellësi 6 metër e gjatësi mbi 9 metër.
Gruaja ka nisur që prej mëse një viti të gërmojë pranë banesës, me qëllimin për të krijuar një strehë për t’u ruajtur nga stuhitë e furishme atje (37 vjeçarja banon në veri-lindje të SHBA-ve).
@engineer.everything Need either an Efficiency V diamond pickaxe or some Atlas Copco stuff #engineering #construction #tunnel #tunnelgirl #minecraft #excavation ♬ Celestial Soul – Saymon Cleiton
Ajo që e bën të pazakontë ngjarjen, është fakti se 37 vjeçarja ka mbaruar për ekonomi-financë dhe e nisi gërmimin pranë bodrumit si një ‘hobi’. Me kalimin e muajve gruaja u bë ‘eskperte’ në inxhinieri dhe hapi një tunel të konsiderueshëm. Në rrjetin social 37 vjeçarja arriti të marrë mbi 300 mijë ndjekës brenda pak muajve, teksa dokumentonte punën e saj.
Në listën e saj ishte instalimi i një kanali ajri për ventilim dhe çimentimi i strukturës për të krijuar një tavan të harkuar.