Rasti i pazakontë në Finlandë: Fëmija ‘varroset’ në 1.5 metër dëborë, pas 4 orësh kërkime… e gjen qeni

Një qen i policisë në qytetin e Korpiilahti-t në Finlandë, ka arritur të shpëtojë jetën e një fëmije të mitur i cili ishte rrëzuar e mandej zhytur në një xhep ajri në dëborë, duke rënë poshtë 1.5 metrave borë.

Qeni i quajtur Kuha, arriti të nuhasë prezencën e të miturit edhe pse diçka e tillë është tepër e vështirë edhe për kaninët, duke patur parasysh se fëmija ndodhej 1.5 metër poshtë dëborës. Fëmija kishte humbur prej plot 4 orësh. Ai kishte qenë duke luajtur në dëborë e duke gërmuar, kur ka rënë në xhepin e ajrit. Me gjasë xhepi i ajrit është krijuar si pasojë e spostimit të dëborës nga një borëpastruese që kishte kaluar aty pranë, ashtu siç treguan për autoritetet prindërit e të miturit.

Qeni mundi ta gjejë fëmijën në orvatjen e tij të dytë, rreth mesnatës. Ai shkoi sërish në grumbullin e dëborës dhe për një moment, refuzonte të lëvizte nga aty. Ekipi i shpëtimi nisi të gërmojë, përfshi këtu dhe vetë qenin. Gjatë gërmimit, doli në sipërfaqe fillimisht këpuca e fëmijës, e më tutje gjithë trupit. Ku fëmija u nxorr nga dëbora, ai ishte pa ndjenja.

Fillimisht i mituri nuk reagoi, por pas disa minutash dhe me ardhjen e ambulancës, fëmija u zgjua.

Fatmirësisht i mituri është mirë… dhe kjo falë një qeni që arriti ta gjejë në kohë.