Rasti i pazakontë në Maqedoninë e Veriut, dekani shqiptar i fakultetit të arteve ‘përvesh mëngët’

Në kohët e sotme është kthyer thuajse në një “modë” bërja e tenderave për çdo imtësi, nga materialet e shërbimet e nevojshme për punë, deri tek imtësitë më të vogla. Por dekani i parë shqiptar i Fakultetit të Arteve Dramatike në Shkup, ka vendosur të zgjedhë një tjetër rrugë, atë të kursimit të parave të limituara të institucionit që drejton.

Besfort Idrizi dhe kolegë të tjerë, kanë nisur të rregullojnë përmes punës së tyre ambientet e fakultetit, duke kursyer kështu nevojën për të shpallur tender. Lajmi e foto u publikuan nga agjencia e lajmeve Ina (Iliria News Agency) në RMV.