Rasti i rrallë, çifti mirëpret fëmijën e tyre të pestë… foshnja peshon 6.5 kilogramë

Një familje kanadeze ka mirëpritur fëmijën e tyre të pestë, i cili rezulton të ketë “thyer rekordin” në të gjithë historikun e spitalit ku lindi, në Ontario. Vogëlushi i quajtur Soni, lindi me një peshë prej afro 6.6 kilogramësh (14 pound 8oz), duke tërhequr dhe vëmendjen e medias vendase e më gjerë.

“Kurrë, as në ëndrrat e mia, nuk e kisha menduar se im bir do të lindte kaq i madh”-tha për “Good Morning America” nëna e vogëlushit, Britnej Aires (Britteney Ayres).

Vogëlushi lindi i shëndetshëm pak ditë më parë dhe është fëmija i pestë i çiftit. Tanimë familja ka shkuar në shtëpi së bashku me të birin, ndërsa nëna e solli në jetë vogëlushin përmes ndërhyrjes cezariane.

“Soni (Sonny) është një bekim për mua. Është fëmija ynë i fundit dhe është një rreze drite për ne. Kush e sheh habitet, na thotë uau sa i madh qenka”-tha nëna e vogëlushit.