Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, Erdoğan favorit sipas sondazheve

Ditën e nesërme e gjithë Turqia pritet të dalë sërish për të votuar për zgjedhjen e Presidentit, dy javë pasi në raudin e parë asnjë nga palët nuk arriti të fitojë maxhorancën e nevojshme prej 51% të votës.

E nëse para 14 majit, sondazhet parashikonin një përparësi të lehtë të kandidatit opozitar Kemal Kılıçdaroğlu, tanimë sondazhet e fundit të kryera, favorizojnë Presidentin Recep Tayyip Erdoğan, si fituesin e raundit të dytë.

Özdemir Research njoftoi rezultatet e sondazhit për raundin e dytë (28 maj) të zgjedhjeve presidenciale, me një kampion prej 3250 të anketuarish në 81 provinca. Erdoğan kryeson me një diferencë prej 7.88 pikësh ndaj kandidatit kryesor opozitar Kılıçdaroğlu.

Më poshtë po sjellim një sërë sondazhesh të kryera dhe cilat janë rezultatet e parashikuara për të nesërmen.

Kujtojmë se më 14 maj Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Presidentit Erdoğan arriti të marrë shumicën në parlamentin turk (268 deputetë), ndërsa gara për President përfundoi konkretisht, si më poshtë vijon:

RECEP TAYYİP ERDOĞAN %49.24 (26,086,097 vota)

KEMAL KILIÇDAROĞLU    %45.07  (23,873,505 vota)

SİNAN OĞAN                     %5.28    ( 2,796,582 vota)

Qendrat e votimit këtë të dielë pritet të hapën në orën 08:00 të mëngjesit (me orën lokale) dhe të mbyllen në orën 17:00.