Rayyanah Barnawi,  e para astronaute femër nga Arabia që shkon në hapësirë

Është e para astronaute femër arabe e cila shkon në hapësirë. Rayyanah Barnawi quhet gruaja e cila tashmë ndodhet në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS). 34 vjeçarja, shkencëtare në biomjekësi ka shkuar në hapësirë për të vijuar studimet e saj në lidhje me kancerin dhe qelizat staminale.

Pak para nisjes drejt ISS-së, ajo tha “për të gjithë njerëzit kudo në glob, e ardhmja është e shndritshme. Do doja që gjithkush të kishte ëndrra të mëdha, të besonte në vetvete dhe në humanizëm”

Doktoreshë Barnawi shkoi në hapësirë së bashku me një tjetër koleg nga Arabia Saudite, Ali Alqarni, si dhe dy astronautë amerikanë, komandante Peggy Whitson dhe piloti John Shoffner.