Real Madrid ka ngritur këtë mbrëmje trofeun e 15-të si kampion i padiskutuar dhe më më shumë tituj në të gjithë ekipet e Europës.
Në një ndeshje plot emocion dhe raste, eksperienca e madrilenëve ka arritur të mundë shpresën e madhe që sollën në fushën e lojës lojtarët e Dortmund.
Pjesa e parë foli thuajse e gjitha për gjermanët, të cilët humbën të paktën tre raste të pastra, përfshi dhe një goditje shtyllë që i mohoi avantazhin.
Në 45 minutat e dyta, Real Madrid nisi të reagojë, fillimisht përmes një goditje dënimi nga ana e Kross dhe më pas nga një rast i humbur nga Carvajal. Ishte ky i fundit i cili në minutën e ’74 zhbllokoi rezultatin duke shënuar me kokë.
Carvajal Open GOAL vs Borussia Dortmund
— ETIHAD SPORTS (@EtihadSportsHD) June 1, 2024
Assist: #ToniKroos #BorussiaDortmund #UCLFinal #RealMadrid #UCL #BvB #HalaMadrid #ChampionsLeague
pic.twitter.com/aCOnIHjuT8
Dortmund u trondit nga goli i pësuar, veçanërisht pas humbjes së shumë rasteve. Në minutën e ’84 një pasim i gabuar në mbrojtjen e gjermanëve u shfrytëzua nga madrilenët të cilët dyfishuan përmes Vinicius jr.
Vinicius Jr GOAL vs Borussia Dortmund
— ETIHAD SPORTS (@EtihadSportsHD) June 1, 2024
Assist: #JudeBellingham #BorussiaDortmund #UCLFinal #RealMadrid #UCL #BvB #HalaMadrid #ChampionsLeague
pic.twitter.com/0endZlcmau