Rekordet Guinnes shpallin qenin me moshë më të vjetër të regjistruar ndonjëherë në histori

Qeni në fotot e mëposhtme quhet Bobi. Ai është 30 vjeç dhe në muajin maj të këtij viti do të mbushë 31. Organizata e Rekordeve Guinnes e ka vërtetuar moshën e qenit falë të dhënave që janë regjistruar në institucionet vendore në Portugali, vendi ku ndodhet dhe qeni.

Për këtë qen si dhe shumë këlyshë të tjerë ishte vendosur në atë kohë që të hiqeshin, por i zoti i Bobit, Leonel Kosta (në atë kohë veçse 8 vjeç) e fshehu këlyshin prej të atit dhe mundi ta shpëtojë. Bobi ka jetuar në fshat, në krah të familjes dhe të të zotit, Leonel (i cili sot është 38 vjeçar).

I zoti shpjegoi për Rekordet Guinness se Bobi kurrë nuk është mbajtur me litar, por është lënë i lirë të endet nëpër fshat. Ai ushqehet me të njëjtin ushqim që hanë të zotët e tij. Bobi është qen që ruan bagëtitë, i racës “Rafeiro do Alentejo”. Ky lloj qeni ka një jetëgjatësi mesatare prej 12-14 vitesh… veçse në rastin e Bobit, pritshmëria është tejkaluar dyfish.

Lajmi mbi qenin u publikua dje nga Rekordet Guinness.