Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) ka vlerësuar maksimalisht trajnerin e kombëtares së Shqipërisë Silvinjo, i cili renditet i teti ndër trajnerët më të mirë të kombëtareve për vitin 2023.
Kualifikimi në Euro2024 për herë të dytë në historinë e Shqipërisë ka qenë dhe një meritë e trajnerit brazilian, i cili lë pas trajnerë me famë si Walid Regragui i Marokut dhe Steve Clarke i Skocisë. Në krye të trajnerëve më të mirë të kombëtareve, rezulton të jetë Lionel Skaloni. Trajneri i kombëtare së Argjentinës ndodhet në krye të listës falë shpalljes së Argjentinës si kampionë të botës.
Ndërkohë në lidhje me trajnerët më të mirë të vitit (për skuadrat), i pari rezulton Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, i cili çoi skuadrën britanike drejt fitoreve të shumëfishta në Champions League, Premier League, FA Cup, Supërkupën e Europës si dhe Kupën e Botës për Klube.