Reshje të dendura shiu në Durrës, permbytje në disa zona të qytetit

Reshje të dendura shiu janë regjistruar gjatë ditës së mërkurë në Durrës. Reshjet kanë shkaktuar probleme në disa zona të qytetit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.

Zona përreth stadiumit është prekur më së shumti nga përmbytjet. Përsa i përket lundrimit, kapiteneria e portit ka pezulluar përkohësisht qarkullimin e varkave/mjeteve të peshkimit për shkak të dallgëve të larta dhe erës së fortë.  Kapiteneria e Durrësit njofton se situata do të monitorohet nga afër deri në qetësimin e kushteve atmosferike.