Një zjarr masiv përfshiu një hotel ski-sh në Bolu të Turqisë, duke i marrë jetën të paktën 66 personave e lënë të plagosur të paktën 51 persona të tjerë.
Flakët nisën rreth 03:27 me orën lokale gjatë kohës ku në resort ndodheshin 234 persona. Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi për vdekjen e 10 personave, numër i cili u rrit në mënyrë eksponenciale gjatë pak orëve. Të paktën dy persona u hodhën drejt vdekjes nga dritaret e hotelit 12 katësh, në orvatje për t’i shpëtuar flakëve.
A devastating fire at a hotel in Turkey leaves at least 10 dead, with people jumping out of windows in panic
— NEXTA (@nexta_tv) January 21, 2025
The tragedy occurred at the popular Kartalkaya ski resort in Bolu, Turkey. The fire broke out in the hotel's restaurant.
Reports confirm 10 fatalities, two of whom died… pic.twitter.com/L3SiPKlQjZ
Disa video të publikuara në rrjetet sociale në Turqi, tregonin po ashtu dhe për shumë persona që lidhën çarçafët për t’i shpëtuar flakëve përmes dritareve.
Guvernatori i Bolu-s u tha reporterëve se distanca e largët e hotelit së bashku me kushtet e rënduara të motit, bënë që ndihma e parë të vonojë për afro 1 orë. Ekipet e shpëtimit me një total prej afro 270 personash, e vijuan punën e tyre përgjatë gjithë natës.
A devastating fire at a hotel in Turkey leaves at least 10 dead, with people jumping out of windows in panic
— NEXTA (@nexta_tv) January 21, 2025
The tragedy occurred at the popular Kartalkaya ski resort in Bolu, Turkey. The fire broke out in the hotel's restaurant.
Reports confirm 10 fatalities, two of whom died… pic.twitter.com/L3SiPKlQjZ
Hoteli ndodhet në veri-perëndim të Turqisë dhe afro 170 km larg kryeqytetit, Ankarasë.
Një instruktor skije në zonë, i quajtur Necmi Kepcetutan, i tha medias turke se ai arriti t’i shpëtojë flakëve e tymi pasi njihte strukturën e hotelit, ndryshe nga shumë vizitorë atje.
“Njerëzit po ulërinin nga dritaret na ndihmo, na shpëto. Arritëm të nxjerrim 20-25 vetë”- tha instruktori për median turke.
Shkaku i zjarrit është ende i panjohur. Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc, tha se prokurorët kanë nisur tanimë punën për të hedhur dritë mbi shkaqet e tragjedisë.