Gazeta “The New York Times” ka publikuar së fundmi një artikull mbi 100 restorantet më të mira në New York… mes tyre ndodhet dhe një restorant shqiptar i cili shërben kuzhinën tonë tradicionale.
Në mesin e afro 27 mijë restoranteve, “Ç’ka Ka Qëllu” është një ndër 100 restoratet më të mira të vendit atje, i renditur në vendin e 94.
Restoranti gatuan vetëm ushqime tradicionale të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa ambientet po ashtu kanë motive tradicionale. I drejtuar nga një shqiptar i Kosovës (Ramiz Kukaj), restoranti tanimë është i hapur në disa pika.
“Restoranti i parë “Ç’ka Ka Qëllu” në Bronx, ishte një zë i vetëm në shkretëtirë, që na thërriste për të vlerësuar gatimet e Shqipërisë së veriut e Kosovës…Tanimë janë dy zëra të tjerë (restorante), njëri në Manhattan dhe tjetri në Connecticut. Pjesa më e madhe e menusë është kuzhinë me bulmet, salca të pasura dhe të kulturuara me krem, djathtë të freskët e mish viçi të bukë”-shkruan Pete Wells, kritik i restoranteve.