Një fotograf amator i quajtur Nick Sturdy, ka arritur të shkrepë disa dhjetëra foto të një fenomeni të rrallë të reve, në majën e kodrave Malvern (423m) në Worcestershire të Anglisë.
BBC ka publikuar fotot e shkrepura nga fotografi, të cilat tregojnë një ‘inversion’ të reve, të pozicionuara në mënyrë të dendur poshtë kodrës. Ky fenomen i rrallë ndodh kur temperaturat më pranë tokës janë më të ulëta se ato lart në qiell, një raport që rëndom është i kundërt (në lartësi temperatura përgjithësisht vjen vetëm duke u ulur).
“Ishte një spektakël i vertetë”-tregoi Study, fotografi i cili shkrepi fotot.