“Punëtorët në një vendstrehim të arinjve në Kosovë kanë gjetur mënyra kreative për të freskuar 20 arinjtë e tyre të murrmë, në një kojë kur temperaturat në Kosovë kanë mbërritur afër 40 gradëve celsius këtë javë”
Kështu shkruan agjencia e lajmeve Reuters, e cila i ka kushtuar një kronikë të shkurtër vendstrehimit të arinjve të murrmë të vendit. Atje janë krijuar pishina me ujë të freskët, ndërsa punonjësit u hedhin arinjve fruta e perime të ngrira në ujë, për të inkurajuar kafshët që të notojnë e të freskohen.
Workers at a bear sanctuary in Kosovo came up with creative ways to keep their 20 brown bears cool as temperatures rise pic.twitter.com/uuYL1t33D3
— Reuters (@Reuters) July 19, 2023
Ata gjithashtu vendosin fruta dhe perime të ngrira që i quajnë “akullore” në pemë, ku arinjtë i gjejnë ato në vetëm pak sekonda.
“Temperaturat janë shumë të larta dhe lëkura e tyre është shumë e trashë dhe nuk e kanë të lehtë”, tha Taulant Hoxha, nga streha e arinjve.
“Ne kemi 20 arinj dhe secili prej tyre ka frutat apo perimet e tij të preferuara… kështu që varet nga ushqimi i preferuar se çfarë ngrijmë për ta”.