Rezoluta për Srebrenicën sot në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) do të votojë këtë të enjte një propozim-rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë.

Debati nis në orën 16:00, ndërsa rezoluta propozon që 11 korriku të shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenica, si dhe dënimin e mohimit të gjenocidit.

Propozues zyrtarë të kësaj rezolute janë Gjermania e Ruanda. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë mbështetur rezolutën, përveç Serbisë dhe Republikës Sprska në Bosnje e Hercegovinë.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem muslimanë në Srebrenicë. Për gjenocidin e kryer u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhixh, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiç.