Roskovec: Po montonin kondicionerin kur një pjesë shkëputet dhe godet një të moshuar 80 vjeçare, një teknik në pranga

Policia e Fierit ka vënë në pranga një punëtor 42 vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë kolegun e tij të punës, për shkak të një incidenti që ka lënë të plagosur një grua në moshë.

Ngjarja ka ndodhur në një pallat në Roskovec, atje ku dy punëtorët po montonin një kondicioner. Gjatë punës për vënien e motorit të kondicionerit, një copë është shkëputur nga aparati dhe ka plagosur një grua të moshuar, banuese në katin e parë të pallatit.

80 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Teknikët janë shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes aksidentale.