Rrëfimi tronditës i nënës së dy fëmijëve, ajo i shpëtoi flakëve, i shoqi u dogj në banesë

14 prill, 2024. Mirsida merr të birin 9 vjeçar dhe shkon të shtrihet. I shoqi ndodhej në kuzhinë dhe po shikonte televizor. Mirsada i thotë bashkëshortit Jakupit, që të mos vonohej.

Nëna e dy fëmijëve shtrihet me djalin dhe e zë gjumi. Kur ajo zgjohet ishte mesi natës. Tymit kishte mbuluar dhomën. Mirsada vrapon drejt kuzhinës ku kishte folur për herë të fundit me të shoqin. Kur ajo hap derën, flakët i prekin fytyrën.

Fatkeqësisht, Jakupi nuk mundi të dalë dot më nga shtëpia e tij…. ai u gjend të nesërmen nga zjarrfikësit, ndërsa e shoqja me djalin në krahë, lutej e shpresonte se i shoqi kishte arritur të shpëtonte.

Në emisionin për “Shqiptarët”, Mirsada rrëfen mes lotëve dhe duarve që i dridhen, momentet tragjike.

Mirsada: Kena kaluar shumë mirë me njëri- tjetrin, me fëmijët. Ai ka kenë shumë i dashur, është lodhur shumë sepse ai ka punuar. Më thoshte gjithmonë, të rrisim fëmijët, do të punoj, do të rrisim fëmijët. Mundësite ne i kemi patur të vogla,por gjithmonë ua ka bërë qejfin fëmijëve. Ne hëngrëm darkë si çdo natë. I thashë natën e mirë pasi i dhashë darkën djalit. Ai po shihte televizion. Më doli gjumi, nuk e di sesi. Ishte tym kudo. Çohem shpejt dhe flaka dhe kur kam shkuar tek dhoma ku rrinte im shoq, më ka ardhur flaka në fytyrë. Aty mbaj mend kam çuar djalin…(qan) Kam bërtit o Hakim, o Hakim, djalin. Me të kam dalë… kam bërtit kur kam dalë jashtë me djalin, e pyesja veten po im shoq…