Rrezikuan mbytjen në plazhin e Spillesë, shpëtohen babai me të birin 9 vjeçar

Dy persona janë shpëtuar nga rreziku i mbytjes në det. Ngjarja ndodhi këtë të shtunë në plazhin e Spillesë, atje ku rrezikuan të mbyten një 44 vjeçar me të birin 9 vjeç.

Shërbimet e policisë kufitare të Durrësit së bashku me rojen e plazhit atje, kanë bërë të mundur shpëtimin e babait me të birin.

Fatmirësisht të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore