Dy pushuese me origjinë nga Kosova kanë rrezikuar të mbyten paraditen e të premtes në plazhin e Shëngjinit.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të plazhit, ndërsa dy pushueset janë ndihmuar nga vrojtuesi i plazhit, që i ka nxjerrë në breg.
Dy gratë janë dërguar në spitalin e Lezhës. Fatmirësisht të dyja janë në gjendje të mirë shëndetësore.