Barazimi me Çekinë e mandej fitorja historike kundër Polonisë në “Air Albania”, e kanë ngjitur kombëtaren tonë në vendin e 62-të të renditjes së FIFA-s. Kësisoj, Shqipëria fitoi tri shkallë në klasifikimin botëror.
Në lajmin për ndryshimet e fundit në renditje, FIFA shkruan se kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar rritjen më të madhe në pikë, falë paraqitjeve të shkëlqyera në ndeshjet e saj të fundit në eliminatoret e Euro24.
Shtatori veçse nuk ka qenë një muaj pozitiv për kombëtaren e Kosovës, e cila i humbi dy pozicione në renditjen e FIFA-s. Kosova aktualisht renditet e 111-ta.
Sa i takon kreut të renditjes, të parët janë kampionët e botërorit, Argjentina. Ata ndiqen nga Franca, Brazili e Anglia, duke vijuar më tutje me Belgjikën, Kroacinë Holandën. Në vendet e fundit të 10 më të mirëve renditen Portugalia, Itali e Spanja.