Problematikat me shikimin duket e janë shtuar në shoqërinë tonë e veçanërisht shqetësuese janë rastet e fëmijëve që kanë nevojë të mbajnë syve.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin se deri në fund të vitit 2050, gati gjysma e popullsisë së botës mund të jetë miope. Një ndër shkaqet kryesore, mbetet përdorimi në masë dhe për një kohë të zgjatur të celularëve, kompjuterëve.
“Konstatojmë që trendi ka ndryshuar nga hypermetropia që ishte e përhapur në moshat parashkollore dhe të fillores, konstatojmë tendencën e shfaqjes së miopisë që në mosha të vogla, gjë që nuk e hasnim para 15-20 vjetësh. Shkaqet lidhen drejtpërdrejt me përdorimin për një kohë të gjatë të aparaturave të teknologjisë dixhitale si telefoni, kompjuteri, laptopi, ipadi që fëmijët e vegjël siç jemi të gjithë dëshmitarë, i përdorin gati non stop.“- shprehet mjekja okuliste Suzana Zhuka, në një prononcim për Tch.
Miopia konsiston në një ‘defekt’ të përthyerjes së rrezeve të dritës, që në gjuhën popullore njihet si dritëshkurtësi, pra pamundësia për të parë mirë nga larg.