E ku ka gjë më të bekuar sesa t’i vish në ndihmë të moshuarve në nevojë…
Me këtë bindje në zemër, “Shqiptarët për Shqiptarët” dhe Fondacioni “Firdeus” i dolën në krah një gruaje në moshë, nënë Xhevries. E moshuara nga Lushnja jetonte në kushte të vështira dhe kishte nevojë për një banesë të re.
Përmes modelit të bamirësisë, nënë Xhevria u bë së fundmi me një shtëpi të re.
“Kemi ardhur për një gjë të mirë. Kudo që jeni, që na dëgjoni, lus Zoti që edhe ju të jeni duke bërë diçka të mirë.
Ne kemi ardhur (në Lushnje) për të dhuruar një shtëpi të re. Jam shumë i lumtur, sepse kjo nënë ka qeshur, ka gëzuar… dhe ne po arritëm që këtë moshë ta gëzojmë e ta lumturojmë, neve na ka begatuar i madhi Zot.”-tha Elvis Naçi.
“Rrofshi sa malet, ju kam si bijtë e mi”-tha nënë Xhevria në shenjë falenderimi për bamirësit.