Një 60 vjeçar ka humbur jetën në shtëpinë e tij si pasojë e një aksidenti tragjik. Burri me inicialet B.T po punonte me një frezë kur aksidentalisht është dëmtuar rëndë. Si pasojë e plagëve, 60 vjeçari ka ndërruar jetë.
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:55, teksa punonte në banesën e tij, në Rrogozhinë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht me mjetin e punës (frezë), shtetasi B. T., 60 vjeç.
Nga dëmtimet, 60-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.