Rrugët kthehen në lumenj të rrëmbyer, pamje nga përmbytjet katastrofike në Spanjë

Vërshime të frikshme kanë ndodhur në veri të Spanjës, atje ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati e kanë “pushtuar” rrugët e Zaragozës. Videot e publikuara nga media vendase e rrjetet sociale tregojnë për një situatë katastrofike.

Në disa prej pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, shihen sesi njerëzit kanë mbetur në mes të vërshimeve të furishme të ujit, duke u mbajtur pas pemëve apo në tavanët e makinave.

Dëmet materiale nga ana tjetër janë të konsiderueshme. Fatmirësisht nuk është raportuar për jetë të humbura.

Një situatë të rënduar për shkak të përmbytjeve pati edhe në disa pjesë të Italisë fqinje, e cila sërish u përball me vërshime.