Rrugët që bllokohen dhe kufizohen në Tiranë, opozita proteston në 18:00

Këtë të hënë pasdite opozita do të zhvillojë protestë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Afro 1200 efektivë policie do të angazhohen në mbarëvajtjen e protestës. Duke nisur nga ora 18:00, një sërë rrugësh do të bllokohen, ndërsa disa tjera do të kenë kufizime në qarkullim. Opozita ka kërkuar 4 orë leje për protestën e saj përballë kryeministrisë.

BLLOKOHET LËVIZJA E AUTOMJETEVE PREJ ORËS 18.00

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”

Rruga “Ukraina e Lirë”

Rruga “Papa Gjon Pali II”

Rruga “Ismail Qemali”

RRUGËT ME KUFIZIM LEVIZJE

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet

Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës

Kryqëzimi i Librit Universitar

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe “Ismail Qemali”

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit

Kryqëzimi i urës në ish- bllok

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta