“Sa i fortë duhet të jetë njeriu që të sprovohet tek fëmija” Nëna s’i ndalon dot lotët, djali po i shuhet

Prej 4 muajsh në spital, ndërsa prej 2 muajsh në intubim… se çfarë kanë parë sytë e kësaj nëne, e di veçse shpirti saj.

Matilda është nëna e Valdinit të vogël, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, në reanimacion. Kjo nënë nuk di t’i pushojë më dot lotët, ndërsa që prej 4 muajsh lutet natë e ditë që djali i saj t’i mund të shpëtojë vdekjes.

Me dorën e saj përkëdhel të birin dhe pyet veten, sesa i fortë duhet të jetë njeriu që të sprovohet tek fëmija… e lotët vijojnë t’i rrjedhin në fytyrë pandalur.

“Për mua është shumë e dhimbshme si nënë. Sa i fortë duhet të jetë njeriu që të sprovohet tek fëmija.  Sa i fortë duhet të jetë (qan)… nuk e kisha menduar kurrë që kjo ditë të vinte për mua, kurrë në jetën time”-thotë nëna.

Valdrini ndodhet në gjendje kritike. Aparatet i japin oksigjenin, pasi mushkëritë e vogëlushit janë dobësuar ndjeshëm prej një sëmundje të quajtur displazia bronkopulmonare. 1 vjeçari ka nevojë urgjente për t’u larguar jashtë shtetit për kurim, pasi në atdhe shpresat tanimë janë shuar. Matilda me të shoqin nuk mundet të përballojnë kostot e kurimit dhe me lotë e dëshpërim, po u luten të gjithë shqiptarëve anembanë botës për ndihmë.

Donate Button