Roman McCormick është veçse një adoleshent, por ai kishte aq shumë probleme shëndetësore sa shumë pak të rritur do të provojnë ndonjëherë përgjatë jetës së tyre. 15 vjeçari lindi me një problem gjenetik të njohur si sindroma Bor, e cila shkakton mosfunksionimin e veshkave përgjatë kohës. 15 vjeçari kishte provuar 4 herë dhimbjet e rrezikun për jetën, kur veshkat e tij dolën krejtësisht jashtë funksionit.
Në këto kushte, Romanit i duhej të kalonte orë e orë duke bërë dializë. Të dëshpëruar, prindërit e Roman bënë thirrje për ndihmë në televizionin lokal, nëse ndokush do të kishte dëshirë për të kryer testime e për të parë nëse mes veshkave të tij e djalit të tyre do të kishte një përputhje. Shpresat ishin të pakta, por prindërit nuk e dinin se një prej mësuesve të djalit të tyre, Eddie McCarthty, kishte parë lajmin dhe kishte vendosur për të kryer testin. Eddie i kishte dhënë mësim vitin e kaluar të riut dhe sapo pa lajmet, vendosi të testohet.
Ditën e nesërme (pasi pa lajmin) Eddie kreu analizën dhe rezultoi se ai mund të ishte dhurues. Mësuesi i gjeometrisë nuk e mendoi gjatë dhe tha se ishte ‘e shkruar’ të ndodhte. Mësuesi kontaktoi me prindërit e ish nxënësit të tij dhe u dha lajmin që burrë e grua e prisnin prej vitesh.
“Kur më telefonoi Eddie, thash me vete, faleminderit o Zot… isha aq i lumtur”-tregoi nëna e 15 vjeçarit për median e huaj.
“Një pjesë e imja, ndihej përherë fajtore, që im bir kishte këtë sëmundje… ishte thjesht e mrekullueshme ajo që ndodhi me mësuesin”-tha babai i 15 vjeçarit.
Kësisoj, të dy, mësues e nxënës, hynë në operacion. Ndërhyrja përfundoi me sukses. Mësuesi, vetë prind, arriti të shpëtojë jetën e nxënësit të tij.
“Do ta falenderoj të gjith jetën time e sërish, nuk do të jetë e mjaftueshme për atë që mësuesi bëri për tim bir”-pohoi nëna e adoleshentit.