Sakrifica për të mbrojtur djalin… Babai rrihet për vdekje nga një grup adoleshentësh e të rriturish

Një baba nga Maryland (SHBA) u rrah brutalisht jashtë shtepisë së tij, teksa mbronte djalin nga një grup adoleshentësh e të rriturisht që kishin ardhur për të “mbyllur hesapet”, pas një sherri të ndodhur në shkollë.

Kristofer Majkëll Rajt (Christopher Michael Wright), 43 vjeçar, u përballe me tre adoleshentë e tre adultë, të cilët i thanë se kishin ardhur për t’u përballur me djalin e tij, 14 vjeçar. Ky i fundit kishte patur një përplasje në shkollë me një tjetër adoleshent, i cili kishte ardhur tanimë me ‘përforcime’.

Në orvatje për të mbrojtur djalin, 43 vjeçari  mori goditje të rënda në trup dhe kokë e ndërroi jetë më vonë në spital, si pasojë e traumave në tru.

“Vetëm duket parë se çfarë i kishin bërë, e kuptoje se nuk ishte qëlluar me grushte… kishte mbaruar, kur ambulanca erdhi nuk kishte më gjë për të bërë”-tha bashkëshortja e të ndjerit, e cila mandej shtoi se disa nga momentet janë filmuar nga kamerat e sigurisë.

“Së bashku me tim atë pamë në kamerat e sigurisë dhe aty dëgjohet djali im 12 vjeçar që nis të bërtasë “babi, babi, babi” dhe vrapon për t’i shpëtuar në ndihmë të atit… nuk mund të shihja më shumë se aq, thjesht nuk mundesha”-tha gruaja.

Zyrtarët e shkollës konfirmuan përleshjen në shkollë, ndërsa tanimë hetimet kanë nisur. Për momentin, për asnjë prej personave të përfshirë nuk është ngritur asnjë akuzë.

 “Ata nuk na shkatërruan vetëm ne jetën. Jeta e tyre do të ndryshojë përgjithmonë. Jetët e prindërve të tyre do të ndryshojnë përgjithmonë. Ne si prindër po i dështojmë në rritjen e këtyre fëmijëve.  Nuk është përgjegjësi e shkollës. Është përgjegjësia jonë”, u shpreh bashkëjetuesja e të ndjerit.