Sarandë, e mitura denoncon të ëmën: Më detyron të prostituoj

Një vajzë e mitur është paraqitur në policinë e Sarandës dhe ka denoncuar të ëmën për një vepër të rëndë penale. 15 vjeçarja u ka treguar oficerëve se e ëma e ka detyruar të kryejë marrëdhënies seksuale (prostitucion) me disa persona, me qëllim përftimin e parave.

Policia ka nisur procedimin penale për gruan 37 vjeçe, e identifikuar me inicialet E.M

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para.