Sarandë: Humb jetën në aksident rrugor 40 vjeçari, dy të tjerë përfundojnë në spital

Një aksident me pasojë vdekjen e një 40 vjeçari ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të fshatit Shën Vasil, në Sarandë.

40 vjeçari udhëtonte së bashku me dy shtetas të tjerë, në momentin kur ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. I riu ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në spital.

Himarë/Informacion paraprak

Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi Renato Bushi.

Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.