Sarandë, i moshuari i hyn në banesë e tenton të ngacmojë 16 vjeçaren, arrestohet në flagrancë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, atje ku një i moshuar është arrestuar nën akuzën  e ngacmimit seksual të vajze të mitur.

Policia njoftoi se burri në moshën 65 vjeçare i identifikuar si Skënder S., ka hyrë në banesën e 16 vjeçares dhe ka tentuar ta ngacmojë seksualisht këtë të fundit. Ka qenë vajza e cila ka alarmuar policinë e cila me të shkuar në vendin e ngjarjes, ka arrestuar në flagrancë të moshuarin.

Sarandë

“Pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S.S, 65 vjeç.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.-njoftoi policia.