Sarandë: Ishte larguar nga banesa, gjendet i mbytur 38 vjeçari në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në kanalin e hidrocentralit të Bistricës, atje ku është gjetur i pajetë trupi i një të riu.

Sipas policisë fjala është për një 38 vjeçar, i cili ishte larguar nga banesa disa orë më parë dhe është gjetur rreth orës 16:00 i mbytur në kanal.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”, shtetasi A. M., 38 vjeç, banues në Sarandë. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, para disa orësh.