Sërish në Maltë: Pas vdekjes së 51 vjeçarit, aksidentohen dy punëtorë të tjerë shqiptarë, bien nga kati i tretë

Vetëm disa ditë pas aksidentit tragjik ku gjeti vdekjen një 51 vjeçar nga Shqipëria, sërish në Maltë janë përfshirë në një aksident në punë dy punëtorë të tjerë shqiptarë.

Këta të fundit po punonin në një ndërtesë të re dhe janë ngjitur në çatinë e godinës ngjitur, kur papritur çati është shembur. Punëtorët shqiptarë kanë rënë nga lartësia e katit të tretë. Të dy janë dërguar në spital dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Javën e kaluar Bari Balla, baba i 6 fëmijëve, po punonte në ndërtim me dhëndrin, kur çatia e godinës  u shemb dhe i zuri të dy përfund. I riu mundi të dalë prej rrënojave, ndërsa 51 vjeçari gjeti vdekjen.