Sezoni veror, 16 shoferë arrestohen për drejtim të makinës në gjendje të dehur

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në akset rrugore të vendit, me qëllim ndëshkimin e shkëlësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë javës që po lëmë pas, 16 drejtues automjetesh janë arrestuar nën akuzën e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi apo për shkelje të rënda të rregullave. Mbi 4 mijë të tjerë kanë marrë gjoba

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Gjatë javës që lamë pas 16 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë ndëshkuar me masë administrative 702 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

309 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha

2,567 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 297 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë vendosur 297 masa administrative, për Parakalime të gabuara.

 Janë bllokuar 17 automjete.