Njeriu i dytë në botë të cilit iu vendos një zemër derri e modifikuar gjenetikisht, ka ndërruar jetë 6 javë pas transplantit.
Laurence Fauset (Lawrence Faucette) humbi jetën pasi siç shpjegoi qendra mjekësore e Universitetit të Marilandit (atje ku u krye operacioni) pasi trupi shfaqi shenja refuzimi në ditët e fundit.
58 vjeçari u pranua në qendrën mjekësore më 14 shtator pas problemeve me mosfunksionimin e duhur të zemrës së tij. 6 ditë më vonë ai iu nënshtrua transplantit të posaçëm, pasi sëmundjet e zemrës së tij dhe problemete shëndetësore, nuk e kualifikonin për transplant të zemrës (nga njeriu).
“Shpresa ime e vetme është zemra e derrit, ksenotransplanti”, u shpreh ai gjatë një interviste të zhvilluar nga spitali disa ditë përpara ndërhyrjes.
Një muaj pas transplantit, mjekët thanë se zemra funksiononte siç duhet dhe kësisoj ia hoqën mjekimet mbështetëse që merrte (terapi antitrupash që sistemi imunitar të mos refuzonte zemrën).
Fauset ishte i dyti njeri i cili kreu me sukses transplantin, por pati të njëjtin fat si David Bennett. 57 vjeçari ndërroi jetë dy muaj pas vendosjes së zemrës së derrit.
Në SHBA ka mëse 113,000 njerëz në listën e pritjes për një organ, ndërsa mbi 3000 janë persona që kanë nevojë për transplant të zemrës. Sipas Donale Life America, afro 17 persona ndërrojnë jetë në ditë, në pritje të dhurimit të një organi.