SHBA: Mekanizmi i rrotave nuk punonte, momenti kur avioni arrin të ulet duke “rrëshkitur” në pistë

Një avion i FedEx ka arritur të ulet në pistën e aeroportit Chattanooga në Tennesse pas një problemi me mekanizmin ulës. Drejtuesi i avionit ka pikasur një defekt në mekanizmin e rrotave të avionit dhe është detyruar të kryejë një ulje emergjente, pak minuta pas ngjitjes në ajër. Ulja emergjente ka qenë mjaft e rrezikshme, në kushtet kur avionit nuk i kanë punuar rrotat për t’u ulur normalisht në pistë.

Këto janë momentet e kapura në video, teksa avioni ulet në pistë duke “rrëshkitur”. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, veç dëmeve materiale.